Papa bën thirrje për armëpushim në Gaza

1 min read

Papa Françesku përsëriti të dielën thirrjen e tij për armëpushim në Gaza dhe kërkoi që ndihma humanitare të lejohet të hyjë në enklavë dhe Hamasit të lirojë pengjet e marra në sulmet e 7 tetorit në Izrael.

Gjatë fjalimit të tij drejtuar besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit”, Papa i ftoi njerëzit që të “vazhdojnë të luten për situatën e tmerrshme në Izrael dhe Palestinë”.

“Ndaleni zjarrin. Lufta është gjithmonë një humbje, gjithmonë.

Askush të mos heqë dorë nga shpresa për të lënë mënjanë të gjitha armët”, porositi Papa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.