Rindërtohet fytyra e mumjes më të famshme të Perusë

1 min read


Shkencëtarët peruan dhe polakë dhe Oskar Nilsson, një ekspert në rindërtimin e fytyrës nga Suedia, punuan në krijimin e bustit. Fytyra u rindërtua në bazë të skanimeve të trupit të mumjes, matjeve të kafkës, analizës së ADN-së dhe karakteristikave etnologjike. Skuadrës iu deshën rreth 400 orë për të modeluar fytyrën.

Johan Reinhardt, arkeologia amerikane që gjeti mumjen në vitin 1995, thotë se tani duket edhe më e gjallë.

“Mendova se nuk do ta dija kurrë se si dukej kur ishte gjallë”, shtoi ai. Reinhardt dhe alpinisti peruan Miguel Zarate gjetën trupin e ngrirë të Juanitës në një lartësi prej 6400 metrash gjatë një ekspedite në vullkanin Ampato.

Ajo ishte e veshur me një tunikë ceremoniale dhe mantel, dhe rreth saj kishte objekte qeramike, duke përfshirë pjata dhe figurina. Hulumtimet tregojnë se Juanita ishte midis 14 dhe 15 vjeç në momentin e flijimit dhe shkaku i vdekjes ishte një goditje në pjesën e pasme të kokës, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published.