Sipas qeverisë së shtetit Acre, aeroplani i vogël u ngrit nga Rio Branco dhe përplas në rajonin e pyjeve tropikale të Amazonës
Të paktën 12 persona, duke përfshirë një foshnjë, kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni të vogël në shtetin veriperëndimor të Brazilit, Acre, thanë zyrtarët, transmeton Anadolu.
Aeroplani që u ngrit nga aeroporti në Rio Branco, kryeqyteti i Acres, u rrëzua në pyllin tropikal të Amazonës, sipas një deklarate të qeverisë të dielën.
Të 12 personat në bordin e avionit humbën jetën nga përplasja.
Një numër i ambulancave dhe ekipeve të zjarrfikësve janë dërguar në vendin e ngjarjes, thuhet në deklaratë.
Kompania ajrore së cilës i përkiste avioni shprehu dhimbjen e thellë për aksidentin, duke deklaruar se avioni mori flakët menjëherë pas përplasjes.
Për ngjarjen ka nisur një hetim.