Avokati Artan Qerkini ka konfirmuar bastisjen, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve
Një makinë e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-shefit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Bashkim Smaka.
Ka qenë avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por ende nuk dihet arsyeja e kontrolleve.
“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.
Gjithashtu Gjykata Speciale është duke kryer bastisje në banesën e Blerim Shalës, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi.