Izraeli godet posta ushtarake në Siri pas gjuajtjes me raketa

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se sulmet kishin në shënjestër raketahedhës, të cilët ishin burimi i raketave të lëshuara drejt territorit izraelit

Ushtria izraelite tha sot se ka goditur posta ushtarake në Sirinë jugperëndimore pas gjuajtjes me raketa nga ana siriane, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se sulmet kishin në shënjestër raketahedhës, të cilët ishin burimi i raketave të lëshuara drejt territorit izraelit.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak, tha se sulmet ajrore synuan dy posta ushtarake në provincën Deraa, duke rezultuar në “disa humbje materiale”.

Tensionet janë përshkallëzuar në gjithë rajonin në vazhdën e sulmeve masive ajrore izraelite në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në territorin izraelit më 7 tetor.

Izraeli e mban të pushtuar zonën siriane të Lartësive të Golanit që nga viti 1967.