Dushan Janjiq, kryetar i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, ka analizuar bisedimet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, si dhe ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës. Ai ka thënë se takimi mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët evropianë, edhe pse pa rezultat konkret, ka treguar një harmonizim të mesazheve të QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian) dhe një format de facto të bisedimeve.
Ai ka shtuar se aksioni i armatosur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit ka qenë një “kolateral i politikave të gabuara” dhe një pjesë e një plani për të nxitur një kryengritje në veri dhe hapje e negociatave për ndryshimin e kufijve. Ai ka thënë se gjykimi i pjesëmarrësve në këtë rast do të zhvillohet në Beograd me monitorim të EULEX-it dhe se evakuimi i tyre është bërë me dakordimin e KFOR-it. *politiko.mk)
“Do ta përsëris atë që thashë po atë natë kur Vuçiqi doli me këtë tregim. Nëse ai nuk e dinte, është edhe më keq. Kjo do të thotë se ai nuk është në nivel të jetë president i vendit dhe të kontrollojë procesin. Dhe nëse ai e dinte dhe nuk e pengoi këtë, atëherë ai ka përgjegjësi dhe, nëse ai e dinte ose ka marrë pjesë pjesërisht, gjë që është e vërtetë, atëherë sigurisht që ai tani po udhëheq këtë politikë – ju keni dy opsione, njëra është një politikë për të qoni inat si Dodiku dhe në fund do t’ua marrin të drejtat civile dhe të gjitha. Këtë ka bërë edhe Millosheviqi, të bombardoheni dhe të gjykoheni në ndonjë mekanizëm të posaçëm ose një mundësi tjetër, në të cilën, siç duket Beogradi po shkon shumë ngadalë – bashkëpunimi”, ka thënë Janjiq