Me një ceremoni zyrtare të pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, priti Presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, e cila qëndron për një vizitë zyrtare në Shkup, raporton Anadolu.
Sipas agjendës për vizitën zyrtare të presidentes së KE-së, Von der Leyen menjëherë pas ceremonisë së pritjes është paraparë të mbajë takim kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, e më pas takim dypalësh mes dy delegacioneve.
Ndryshe, Von der Leyen dje ka nisur vizitën katërditore në rajon, gjatë së cilës do të vizitojë edhe Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.