

Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror, në konkurrencë ekipore. Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa Kosova e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.
Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit. Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani.