

I pranishëm në Riad për të parë duelin e boksit mes Tajson Fjurit dhe Francis Ngannou, dy ditë më parë, ish-kampioni i shumëfishtë i botës, boksieri filipinas Manu Pakuao, ka zbuluar se është duke punuar për të zhvilluar revanshin me amerikanin Flojd Mejuether.
“Kam një ndeshje shoë këtë dhjetor që vjen, në Japoni. Ne po punojmë për këtë, për emrin e kundërshtarit. Ne po punojmë që të duelojmë me Mejuetherin. Po synojmë një revansh me Maejuetherin”, u shpreh Pakuao, duke befasuar me këtë deklaratë.
“Unë nuk e di nëse ai do të pranojë apo nëse nëse dëshiron apo jo. Ne jemi ende duke punuar për ta realizuar këtë duel, ndërkohë që ka kohë për ta finalizuar”, tha më tej filipinasi, që ka humbur duelin e parë me Mejutherin, zhvilluar në vitin 2015.
Boksieri amerikan është tërhequr nga sporti dhe vitet e fundit zhvillon mjaft duele “shoë”, me 8 raunde. Ndërsa Pakuao synon të marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pavarësisht se është 44 vjeç.