Hoxha: Komunikatat e opozitës shqiptare shkruhen në shtabin e VMRO-DPMNE-së

1 min read

Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha deklaroi se është i bindur që 50% të komunikatave të opozitës janë të shkruara në shtabin e VMRO-DPMNE-së, pasi sipas tij opozita shqiptare nuk ka ideal politik, por të njejtët pas zgjedhjeve do të përçahen.

“Aty ka gjithçka përpos ideal. Duke tentuar që kush ta kalon njëri tjetrin për tu kyçur në Qeveri. Nuk ka çka të them kur fotografia, kur e shihni se çfarë nuk than mes vete, çfarë tradhti kanë ndodhur jo njëherë disa herë, çfarë akuza kanë ndodhur, ndërsa keni njerëz që nuk flasin për shkak të atyre aktorëve politik, mendoj se kjo është arsyeja që nuk kishte vend për mentalitetin tim politik”, tha Hoxha.

Hoxha nuk e përjashtoi as mundësinë që partia e tij t’i bashkohet frontit europian, gjegjësisht koalicioni BDI-ASH.

Leave a Reply

Your email address will not be published.