Mediumi katalan “Sport” ka raportuar se Barcelona është e përgatitur të bëjë përpjekje për të nënshkruar me Zubimendin e Real Sosiedatit, verën e ardhshme. Sosiedadi në anën tjetër thuhet se nuk do të negociojë në asnjë rrethanë, kështu që klauzola e tij e lirimit prej 60 milionë euro do të duhet të aktivizohet në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.
Zubimendi shihet si një nënshkrim strategjik nga Barcelona. Ai është ende i ri, kështu që mund të luajë në ekipin e parë edhe për shumë vite, por ai ka dëshmuar veten në nivelin më të lartë gjitashtu.
Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë përmirësim sa i përket aspektit financiar tek Barcelona, përndryshe një transferim i tillë do të ishte i papërballueshëm për ta.