Njihuni me futbollistin më të ashpër në Premier Ligë

Konor Gallager kryeson listën e lojtarëve që kanë shkaktuar më shumë faulle në Premier Ligë, këtë sezon. Ylli i Çelsit ka shkaktuar goditje dënimi në 26 raste të ndryshme gjatë 12 ndeshjeve të tij në kampionat gjatë 2023-24. Mesfushori 23- vjeçar shkakton mesatarisht 2.1 faulle për ndeshje, por ka marrë vetëm një ndëshkim. Ai ka shkaktuar të paktën katër ndërprerje lojë më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier Ligë këtë sezon.

Grupi tjetër më i ashpër i lojtarëve ka shkaktuar 22 faulle këtë sezon. Këtu përfshihen Abdoulaje Dukure i Evertonit, mbrojtësi i Totenhemit, Destini Udogi dhe Zhoao Gomesh i Uolvesit.

Faullet e Dukuresë e kanë parë atë të ndëshkohet tre herë, ndërsa Gomesh ka marrë katër paralajmërime. Megjithatë, Udogi i lë pas të dy me katër kartonë të verdhë dhe një të përjashtim. Ai pa të kuqe gjatë humbjes 4-1 të Totenhemit në derbin me Çellsin në fillim të këtij muaji.