Gjigandi i Premier Ligës bën gati 30 mln euro për titullarin e Murinjos

Brajan Kristante është një nga lojtarët kyç të Zhoze Murinjos te Roma, me mesfushorin italian që luan si titullar në çdo sfidë. Duket se puna që ai bën në fushë, ka ngjallë interes nga shumë klube, madje dhe jashtë Italie.

Mediat bëjnë me dije se një klub që ka shfaqur interesin më të fortë është Totenhemi, me anglezët që kanë bërë gati 30 milionë euro për të bindur Romën. Përgjigja e kësaj të fundit nuk ka ardhur ende, me lojtarin dhe Murinjon që do të marrin vendimin në fund.