Në vend të një hekurudhe nëntokësore, ata po mendojnë për një tren lundrues pa shofer

Pritet që treni lundrues të jetë më i lirë dhe se ndërtimi i trasesë do të marrë më pak kohë se ndërtimi i një linje të re hekurudhore nëntokësore, tha zyrtari i “CDU”-së së Berlinit.

Për më tepër, informacioni se “maglev” do të vozisë pa shofer është interesant, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën kronike të punëtorëve në kompaninë e transportit publik të Berlinit “BVG”, theksoi Stettner.

 

 

 

Mediat e Berlinit raportojnë se socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz e kanë pranuar atë plan.

Sipas Stettner, ndërtimi i pistës së testimit do të kushtojë 80 deri në 85 milionë euro dhe do të financohet nga një fond special prej pesë miliardë eurosh për projektet që duhet të zbusin ndryshimet klimatike.

 

 

 

Zyrtari i “CDU” nuk ka dhënë detaje për itinerarin, madje nuk dihet as se kur duhet të nisë ndërtimi.

Nga viti 1984 deri në 1991, Berlini Perëndimor kishte një linjë të shkurtër M-Bahn për trenat magnetikë, e cila fillimisht ishte një projekt testimi dhe më pas u përfshi shkurtimisht në shërbimin e rregullt. Pas ribashkimit të Gjermanisë, projekti u braktis, thekson agjencia “dpa”.