Ekipet kombëtare vazhdojnë të jenë edhe sot në aksion, me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Në fakt, sot do të nisë xhiro e fundit e fazës së grupeve në kuadër të këtij cikli kualifikues. Këtë të diel do të zhvillohen nëntë ndeshje në tri orare të ndryshme.
Hungaria do të presë Malin e Zi nga ora 15:00, teksa tri orë më vonë luajnë edhe Belgjika – Azerbajxhani dhe Suedia – Estonia.
Nga ora 20:45 luajnë edhe yjet e Portugalisë e Spanjës. Portugezët presin Islandën, kurse spanjollët janë nikoqirë të Gjeorgjisë. Bosnjë-Hercegovina – Sllovaki, Lihtenshtajni – Luksemburgu dhe Skoci – Norvegji janë përballjet tjera.