Ekspertët e BBC: Alioski, futbollisti më i mirë në sfidën Maqedoni-Angli

Ekspertët e BBC-së kanë përzgjedhur futbollistin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskin si më të mirin e ndeshjes Maqedoni – Angli të luajtur në Shkup në kuadër të eliminatoreve për Evropianin e vitit 2024, e cila u ndeshje u mbyll me barazim 1:1.

Alioski është vlerësuar me 6.01, më shumë se gjithë futbollistët tjerë, duke përfshirë të dyja ekipet përfaqësuese. Te Maqedonia bashkëlojtarët e Alioskit u vlerësuan mbi 5.00, teksa te Anglia me këtë kuotë u vlerësuan Foden, Kejn, Rajs, Pikford dhe Grilish.

North Macedonia’s Ezgjan Alioski and England’s Bukayo Saka, left, battle for the ball during the Euro 2024 group C qualifying soccer match between North Macedonia and England at National Arena Todor Proeski in Skopje, North Macedonia, Monday, Nov. 20, 2023. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Futbollisti shqiptar me plotë meritë mori epitetin e më të mirit të ndeshjes, pasi shkëlqeu për 90-të minuta në fushë, duke lënë nën hije në anën e tij, yllin e Arsenalit, Bukajo Saka, me të cilin fitoi pothuajse çdo duel.