Pas matjes fillestare të forcës, mysafirët kishin dy rastet e para të rrezikshme. Fillimisht ishte Glen Rajs, ai që godet nga 16 metra dhe odet shtyllën, ndërsa pak më vonë, Votkins nuk arrin që të jetë preciz në tentimin me kokë.
Në minutën e 23-të një gabim i mbrojtjes mysafire nuk e shfrytëzojnë Miovski dhe Elmas. Ky I fundit u ndal në mënyrë të parregulltë në oznë nga Hari Meguajer, por arbitri kryesor nuk tregoi në pikën e bardhë. Një minutë më vonë, godet Bardhi nga krahu i djathtë, por askush nuk arrin që të drejtojë topin drejt portës së Anglisë.
Në minutën 40 për shkak të ndërhyrjes në zonën e rrezikut ndaj Miovskit, referi kryesore pas konsultimit të sistemit VAR akordoi penalti. Kapiteni i Maqedonisë në tentimin e dytë , arriti që të mposhti portierin anglez de të sjell epërsi për Maqedoninë.
Deri në fund nuk kishte ndryshime të rezultatit dhe Maqedonia ka epërsi minimale pas 45 minutave të parë.