Në një video-mesazh të regjistruar përpara një takimi të kabinetit për të diskutuar një marrëveshje të mundshme pengjesh, ai tha se ishte e pakuptimtë të mendohej se lufta do të ndalonte sapo të liroheshin pengjet. Netanyahu e përshkroi kthimin e pengjeve si një “qëllim të shenjtë dhe suprem”.
“Ka faza në luftë dhe kthimi i pengjeve ka disa faza, por ne nuk do të ndalemi derisa të marrim fitoren e plotë, derisa t’i kthejmë të gjithë”, tha ai. “Është detyrë e shenjtë e të gjithë neve”.