Zbulon lidhjen e tij të re të dashurisë – Ora Info

1 min read


Këngëtari i njohur, Robert Berisha është komentuar shumë për lidhjet e tij të dashurisë.

Së fundmi ai ka vendosur që lidhjen e tij të re ta bëjë publike.

Në rrjetin e tij social Instagram, Roberti ka publikuar një fotografi me të dashurën e tij.

Fytyrën dhe imazhin e saj ka vendosur ta mbaj private, ndërsa ka publikuar vetëm trupin e saj.

Robert Berisha ka qenë personazh në media për një kohë të gjatë që nga ndarja e tij me këngëtarën Nora Istrefi.

Roberti dhe Nora kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe kanë një vajzë të quajtur Renee.


Leave a Reply

Your email address will not be published.