Plumbi i Taravarit “inskenim” për defokusim nga grushtat e Krenar Osmanit?!

Plumbi i gjetur në shtëpinë e kreut të ASH-së ishte lajmi kryesorë që u bë ditën e sotme, e për të cilin u fol shumë.

Si rast nga policia u regjistrua pa kaluar as edhe 24 orë nga incidenti kur një aktivist dhe mbështetës i afërt i kreut të ASH-së nga Tetova, Krenar Osmani sulmoi fizikisht, me grushta, Driton Nebiun, drejtor dhe zyrtar i lartë i Aleancës për Shqiptarët nga Haraçina.

Zërat në opinion shfaqin dyshime se rasti i plumbit në shtëpinë e kreut të ASH-së është inskenuar nga mbështetësit ose rrethi i ngushtë i Taravarit, me të vetmin qëllim, viktimizimin e Taravarit dhe heshtjen e rastit të grushtimit të zyrtarit nga ana e Krenar Osmanit, i cili së fundmi në mënyrë publike ka mbështetur kreun e ASH-së në rrjete sociale.

Kujtojmë, ishte vetë drejtori Nebiu që rastin e sulmit e paraqiti në polici dhe menjëher pas kësaj, me një kërkim të thjeshtë në botën e internetit u zbulua se Osmani “paguhej” nga Taravari nëpërmes Ministrisë së Shëndetësisë të cilën e udhëheq Fatmir Mexhiti.

Sipas të dhënave zyrtare të “Open Finance”, Osmani ka marrë rrogë në dikasterin e Mexhitit për 9 muaj rrjeshtë dhe nëse mblidhen të gjitha rrogat del se Osmani ka marrë jo më pak se 357.000 mijë denarë, të cilat nëse i kthejmë në euro del që nga Ministria e Shëndetësisë mbështetësi i Taravarit nga Tetova, ka marrë 5.804 euro.