Kirurgu urolog, Arsim Musa ka korrur një sukses të madh në mjekësinë e Maqedonisë së Veriut.
Suksesi që konsiderohet të jetë ndër më të mëdhatë në 20 vitet e fundit në mjekësinë e urologjisë, nuk është vetëm në sferën personale të doktorit Asim Musa, por edhe ndër kolegët e tij të fushës së njëjtë të veprimit.
Në emisionin Pastel të TV21, doktori tregoi se si arriti të nxjerr një gurë nga fshikëza e urinës së një pacienti të moshës relativisht të re.
“Pacienti ishte në moshë relativisht të re. Pati shqetësime gjatë urinimit. Ai sigurisht i ka pasur këto shqetësime me muaj apo vite, por dalë ngadalë, duke u bërë pjesë e përditshmërisë së tij ai ka filluar dhe nuk i ndjen më”, tregoi Musa.
“Aq ishte i madh, sa e kishte zënë të gjithë hapësirën e fshikëzës së urinës”, shtoi më tej doktori.
Tregoi edhe se si u realizua intervenimi.
Musa ka kujtuar edhe komentin e pacientit pasi ka parë gurin pas intervenimit.
“Oh, po si kam urinuar unë”.