Pesëdhjetë e një vjeçarja N.L. nga Tetova, të martën mbrëma në orën 21:05 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “Jordan Zlatanovski” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak dhe duke ikur ka pësuar edhe lëndime të rënda trupore.
Ky nuk është rasti i parë që qytetarët e Tetovës denoncojnë raste të tilla në polici.
Por edhe pse rastet e tilla janë tashmë të përsëritura disa herë, Komuna nuk ka marrë deri më tash asnjë masë kundër këtyre rasteve.