Nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi, thotë se partia që përfaqëson ai dhe lideri i saj Ali Ahmeti gëzojnë besim shumë të lartë tek qytetarët.
Ademi tha se ky besim është më i larti në 22 vitet e fundit. Ai thotë se BDI-ja momentalisht nuk është e brengosur fare për klasifikimin e partisë dhe sqaron se për këtë parti, preokupimi kryesore i kësaj partie është ardhmëria evropiane e vendit.
“Besimi ndaj partisë por edhe ndaj kryetarit të partisë z.Ahmeti është më i larti në këto 22 vitet e fundit që prej kur performon BDI-ja në skenën politike. Ne fare nuk jemi të shqetësuar për rejtingun e BDI-së dhe rezultatin e partisë, sepse e dijmë se ai rezultat do të jetë tejet i mirë për organizatën tonë politike. Por, ne jemi të merakosur dhe të shqetësuar për të ardhmen e vendit, për perspektivën e evropiane të qytetarëve të vendit tonë. Ne mendojmë për gjeneratat e ardhshme, ndërsa partitë tjera për zgjedhjet e ardhshme”, tha mes tjerash Arbër Ademi.