Ministrat e BDI-së dorëzuan dorëheqjet e kushtëzuara

Minsitrat e BDI-së përmes rrjeteve sociale njoftuan se kanë dorëzuar dorëheqejet deri te kryeministrit Kovaçevski. Në fotografitë e publikuara, ministrat e BDI-së në arsyetimin e dorëheqejes theksohet se të njëjtat do të hyjnë në fuqi në momentin kur opozita do të votonte për ndryshimet kushtetuese.

Të njejtat dorëheqeje sot pritet të mbërijnë në seancën e Qeverisë e cila pritet të mbahet këtë pasdite. Por mbetet e paqartë se si do të veprohet tutje me këto dorëheqje pasi dihet që janë me kusht, megjithëse dispozitat ligjore janë të qarta, kryeministri nuk gëzon të drejtën e të mbajturit peng të dorëheqjeve. Akti i dorëheqjes së anëtarit të Qeverisë kërkon prononcimin e kryeministrit, nëse ky i fundit pranon ose refuzon të njëjtën. Pranimi i dorëheqjes nënkupton veprim të menjëhershëm të kryetarit të Qeverisë dhe dorëzimin e saj në Kuvend, ndërsa ligjvënësi duhet në seancën e parë të radhës të konstaton dorëheqjen pa diskutim.