“Peace Festival”, MPS: Dimension kreativ që ka për synim të gjallërojë jetën kulturore

Kushtrim Alla nga sektori për marëdhënije me publikun në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënije Ndërmjet Bashkësive, në një prononcim për mediat ka folur rreth organizimeve që bën kjo ministri në vigjilje të shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Përveç, shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, Ministria e udhëhequr nga Artan Grubi për të dytin vit me rradhë gjithashtu organizon edhe “Peace Festival”, që do të organizohet në ditën kur edhe përfundon shkolla Liderë të Rinj.

Sa i përket “Peace Festival” Alla thotë se ky është një dimension kreativ që ka për synim të gjallërojë jetën kulturore në kryeqendrën e vendit.

Sipas tij ky festival do të bëjë bashkë në Sheshin Skenderbeu rininë e vendit dhe qytetarët më 13 gusht nga ora 21:00, njejtë siç bëri Festivali i Gastronimisë në Prishtinë, Koncerti i Ricky Martin në Tiranë, Ramë Lahaj në Ulqin.

“Ky edicion i Peace Festival do të sjell në Shkup emra të njohur të estradës muzikore, Noizyn, Yll Limanin, Mc Kreshën, & Lyrical Son, Ledri, Tuna dhe Bardhi. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që familjarisht të jenë prezent në Sheshin Skenderbeu më 13 gusht nga ora 21:00 për të festuar të arriturat e pakontestueshme të vendit”, ka thënë Alla para mediave.