Taravari: Deputetët tanë do të bëjnë presionin më të madh për tërheqjen e 20%, nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se aktualisht prioritet janë votimi i ndryshimeve kushtetuese me të cilat zhbllokohet rrugëtimi europian i vendit. I pari i ASH-së në “Summer Click” në TV21 tha se në rast se nuk votohen ndryshimet kushtetuese, deputetët e ASH-së do ta shtojnë presionin që të bëhet tërheqja e 20 përqindëshit, që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë.

“Tash, kur është votuar ajo para një vjetësh. S’mundesh jashtë kornizës ta negociosh. E ke kornizën, për bullgarët për këtë, këtë nen. Asgjë tjetër, futjen e bullgarëve. Tash kërkohet prej nesh që të bëjmë diçka që është votuar prej gjithë atyre para një vjetësh. Nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese, nëse nuk hapet Kushtetuta. Duhet të ketë 80 vota për t’u hapur Kushtetuta dhe pastaj të propozohen ndryshimet kushtetuese. Deputetët tonë do ta bëjnë presionin më të madh të mundshëm, për tërheqjen e 20%”, tha Taravari në Summer Click në TV21.