VMRO-DPMNE po përpiqet me dëshpërim të përçmojë punën e doganierëve dhe sekuestrimin rekord të letrave me vlerë prej 92 milionë dollarësh, thuhet në reagimin e LSDM-së.
“Është e qartë se VMRO-DPMNE e vlerëson luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe punën e suksesshme të Drejtorisë Doganore në krye me Stefan Bogoev.
Dezinformatat e dëshpëruara të VMRO-DPMNE-së janë mohuar dje. Të gjitha obligacionet e sekuestruara në aksionin e suksesshëm kanë afat, nuk kanë skaduar.
Gjithashtu, pasagjeri me të cilin janë gjetur obligacionet e ka pranuar fajin para gjykatës kompetente, pas së cilës gjykata ka marrë aktgjykim me të cilin janë konfiskuar obligacionet”, thonë nga LSDM.
Nga atje shtojnë se VMRO-DPMNE duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e lajmeve të rrejshme.