Çellsi, i vjedh Liverpullit dy objektivat e merkatos !?

Klubi blu është afër arritjes së një marrëveshjeje prej 60 milionë eurosh për Romeo Lavia të Sautemptonit, që po ashtu është një synim i Liverpullit. “Të Kuqtë” kishin rënë dakord për një marrëveshje prej 128 milionë eurosh me Brajtonin për të nënshkruar me Moises Kaisedon dhe ka parë që tri oferta të refuzohen për Lavian, por mund të humbasin të dy lojtarët.

Çellsi bëri një ofertë të papritur prej 54 milionë euro për 19-vjeçarin belg në fillim të kësaj jave, me bisedimet mes “Bluve” dhe “Saints” janë duke vazhduar. Kaisedo pritej të udhëtonte në “Merseyside” për testet e tij mjekësore të premten në mëngjes, por i informoi “The Reds” se dëshiron të kalonte te Çellsi – që do të thotë se ai arriti vetëm deri në Londër dhe tani është duke pritur që Blutë të bëjnë një ofertë zyrtare.

Skuadra londineze është duke përgatitur ofertën e tyre për të përballuar apo edhe mposhtur Liverpullin dhe një burim i afërt me marrëveshjen me Lavian beson se klubi londinez dëshiron të nënshkruajë të dy lojtarët. Kjo do të nënkuptonte një shpenzim prej mbi 190 milionë euro për dy mesfushorët.

Çellsi po përgatit një ofertë të re për Moises Kaisedo, e cila pritet të përputhet me ofertën 111 milionë sterlina të Liverpul-it.