Fabrizio Romano ka raportuar se një skaut i Man. Junajtedit ishte i pranishëm në ndeshjen midis Nicës dhe Lillë-s për të parë Zhan-Kler Todibo (23). “Get French Football News” mund të konfirmojë këtë informacion, si dhe të zbulojë se skauti po monitoron gjithashtu Kefren Turamin (22) ne sfiden hapese qe u zhvillua ne Ligue 1.
Todibo thuhet se është një objektiv i “Djajve të Kuq”, nëse Hari Meguajer përfundon largimin e tij nga klubi. Bisedimet kanë filluar, sipas “RMC Sport”, por sipas “L’Équipe”, Benjamin Pavard i Bajern Munihut (27) është prioriteti për skuadrën e Erik Ten Hag.
Man. Junajtedi është ende duke monitoruar Todibo, me një skaut në “Allianz Riviera” për të parë ish-mbrojtësin e Barcelonës. Skauti i “Djajve të Kuq” ishte gjithashtu për të parë Kefrem Turam. Dyshja thuhet se vlerësohet mes 40-50 milionë euro secili, dhe ndërsa Nica do të dëshironte të mbante dyshen. Drejtori sportiv Florent Ghisolfi ka thënë se një transferim mund të ndodhë, nëse i përshtatet të gjitha palëve.