Federata Belge e Futbollit ka njoftuar një risi të madhe që ka lidhje me himnin kombëtar, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga ndeshjet e radhës së “Djajve të Kuq”.
Skuadra e drejtuar nga gjermani Domeniko Tedesko, rikthehet në fushë në ditët e para të shtatori. Përballë Azerbajxhanit në transfertë (9) dhe Estonisë në shtëpi (12). Takime të grupit F të eliminatoreve të Euro 2024 dhe kompeticion që do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme në Gjermani.
Duke nisur nga sfida ndaj estonezëve, lojtarët do ta këndojnë himnin në tri gjuhët që përdoren në Belgjikë. Rregulli i ri vlen edhe për ekipet kombëtare të moshave dhe kombëtaren e femrave. Brabançonne (himni kombëtar belg) do të këndohet në frëngjisht, holandisht dhe gjermanisht duke filluar nga sfida e radhës shtëpiake.
“Himnin e dinë të gjithë, futbollistët dhe tifozët. Duam të rilançojmë Branançonnen në një version të ri, një himn të unifikuar”, lexohet në komunikatën e RBFA.