Man. Junajted ka dërguar një ofertë hapëse për Benjamin Pavard të refuzuar nga Bajern Munihu, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano. Eksperti i transferimeve zbuloi se “Djajtë e Kuq” nuk do të ndalen dhe do të rikthehen me një ofertë të përmirësuar.
“Bajerni refuzoi ofertën e parë të Junajtedit për Benjamin Pavard, siç u raportua të shtunën. Mirëpo, Man. Junajted mbetet atje pasi Benji Pavard dëshiron kalimin. Ai nuk do të nënshkruajë marrëveshje të re me Bayernin dhe insiston të largohet, ” raporton Fabrizio Romano.
Man. Junajted është në bisedime për transferimin e mbrojtësit francez, i cili ka disa kohë që është i shqetësuar me pozitën e tij te bavarezët.
Me Hari Megujer afër kalimit te Uest Hami, Erik ten Hag po kërkon të forcojë vijën defanzive dhe Pavard është një nga lojtarët në listën e ngushtë me katër lojtarë që përfshin gjithashtu Mark Guehi të Kristal Pallasi, Zan-Kler Todibo te Nica dhe Edmond Tapsoba të Bajer Leverkusen.