Barcelona është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje të plotë me Man. Sitin për transferimin e Zhoao Kanselos, raporton Manu Sainz i “AS”. Marrëveshja e plotë mund të arrihet javën e ardhshme.
Kanselo do t’i bashkohej Barçës në formë huazimi me një opsion blerjeje deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi i djathtë ka kërkuar që kjo lëvizje të ndodhë. Këmbëngulja e tij ishte kyçe në të gjithë këtë ndodhi. Çavi gjithashtu e konsideroi 29-vjeçarin objektivin e tij prioritar të transferimit edhe në janar.
Zhoao Kanselo po stërvitet i vetëm te Man. Siti, ndërsa sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bajern Munihu.