Nikolo Zaniolo udhëton gjithnjë e më shumë drejt Aston Villa-s, një kërkesë specifike nga trajneri Emeri. Kontaktet janë të ngushta dhe operacioni mund të mbyllet deri nesër, të paktën kështu synon klubi anglez. Gallatasaraj ka dhënë dritën jeshile, palët po punojnë për bonuset e fundit.
Një operacion që përfshin një huazim prej 3 milionë eurosh, 20 milionë për të drejtën e blerjes dhe 7 për një bonus. Zaniolo do të mbante rrogën prej rreth 3 milionë eurosh dhe në rast se do të blihet përfundimisht nga klubi anglez do të kishte kontratë edhe për pesë vite të tjera.
Kishte një përpjekje shumë konkrete nga Zenit dhe me një pagë shumë më të lartë, por Premier Liga dhe presingu i trajnerit Emeri po bëjnë diferencën. Gallatasarai kishte dhënë gatishmërinë për të zbritur nën klauzolën 35 milionë, tani po punohet për të gjetur marrëveshjen totale.