Ançeloti: Belingami është unik, Rodrigo nuk e di se sa gola do të shënojë

Karlo Ançeloti analizoi fitoren e parë në La Liga në fushën e vështirë të “San Mames”, ku sigurisht u ndal edhe të dëmtimi i Eder Miliatos, për të cilin ekziston frika e një dëmtim të rëndë si i Tibo Kurtua.

“Ka një ndrydhje në gju, nuk duket mirë. Do ta vlerësojmë në orët e ardhshme. Nuk përjashtohet që të jetë një dëmtim i rëndë. Sa i përket ndeshjes, atë e e kontrolluam mire. Kemi rikuperuar shumë topa në pjesën e pare,” tha në fillim Ançelloti.

Trajneri Italian foli edhe për sulmuesin angle dhe sistemin e lojës.

“Belingami është jashtë serie, është unik. Ka shumë personalitet. Me këtë skemë jemi përshtatur dhe po punojmë mire. Nu mund të anashkalojë Rodrigon, pasi që nuk e di sa gola mund të shënojë. Ai dhe Vini po përparojnë shumë. Do të spikatë më shumë këtë sezon. Shpresoj se do të mund të shënojë më shumë se 19 gola,” vazhdoi Ançeloti.

Në fund trajneri Italian u pyet edhe për portën e Realit dhe mesfushorët me eksperiencë.

“Lunin ka qenë shumë i mirë. Shumë i fokusuar. Ai ka qenë i sigurt dhe i përfshirë në lojë. Kepa nuk është lojtar i Realit të Madridit. Nuk mund flas për ata që janë lojtarë që nuk janë pjesa jonë. Kros dhe Modriç, janë pjesë e një skuadre që ka shumë cilësi në mesfushë, do të luajnë shumë ndeshje. Sot ishin zëvendësues, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jenë titullar javën e ardhshme,” tha në fund Ançeloti.