Befasi, Mbape mund të firmos kontratë me PSZH-në?!

Drejtuesit e Paris Sen Zhermenit nuk e përjashtojnë mundësinë që Kilian Mbape të përfundojë duke nënshkruar një marrëveshje të re me klubin, raporton Andres Onrubia i “AS”.

Parisienët kanë arritur të rivendosin kontaktet me lojtarin. Përveç kësaj, 24-vjeçari ende synon të përmbushë marrëveshjen e tij aktuale me PSZH-në, e cila skadon verën e ardhshme. Ai nuk do të shpallë dëshirën e tij për t’u larguar. Klubi tani mendon t’i ofrojë atij një kontratë të re me një ‘klauzolë largimi’ që do t’i lejonte atij të largohej nga PSZH në një moment të caktuar, ndërsa kontrata e tij është ende në fuqi.

Të shtunën, Kilian Mbape ishte i pranishëm në sallën e VIP-ave në “Parc des Princes” ku PSZH u përball me Lorientin në Ligue 1. Ai gjithashtu bëri një vizitë në dhomën e zhveshjes, e cila u prit si një gjest fisnik nga drejtuesit e klubit.

Real Madridi vazhdon të hesht për lëvizjen e Mbapes. Nga shumëkush pritet që në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës të tentojnë ta nënshkruajnë.