Kompania prestigjioze e “Bechtel & Enka” e cila do të ndërtoj Korridorin 8 dhe 10D do të organizoi “Panairin e punësimit” në qytetin e Gostivarit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili ka ndarë dhe detaje shtesë nga ky organizim.
Njoftimi i plotë:
Po ndërtojmë për gjeneratat e reja, një infrastrukturë moderne që lidhim rajonin me Europën dhe zhvillojmë ekonominë e vendit.
Kam kënaqësinë të ju njoftoj se konsorciumi “Bechtel & Enka” që ndërton Korridorin 8 dhe 10D organizon këtë javë “Panairin e punësimit”.
Të gjithë të interesuarit për të punuar do të kenë mundësinë që nga afër të njihen me mundësitë që i ofron ky konsorcium gjatë ndërtimit të segmenteve të autostradave të Korridoreve në vendin tonë, në pesë vitet e ardhshme.
16 gusht 2023
Ora: 16:00
Agjencia për Punësim në Gostivar
Pas qytetit të Gostivarit, Panairi do të vazhdojë prezantimin edhe në qytete të tjera.