Të paktën 24 persona kanë vdekur, nëntë prej të cilëve si pasojë e shembjes së një tempulli, dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut pas shirave të rrebeshtë në Indi. Shirat e vrullshëm prej disa ditësh i kanë rrënuar ndërtesat dhe shkatërruar urat në shtetet veriore.
Vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut janë të zakonshme dhe shkaktojnë shkatërrim të madh gjatë sezonit të shirave në Indi, por ekspertët thonë se ndryshimi klimatik është duke e rritur shpeshtësinë dhe ashpërsinë e tyre. /alsat.mk