Ali Ahmeti priti në takim ministrin kosovar, Liburn Aliu: Vazhdojmë të projektojmë ardhmërinë e përbashkët përparimtare!

1 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu.

Ahmeti përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se temë kryesora ka qenë projekti i rrugës Tetovë-Prizren, teksa shton se ky projekt llogaritet si madhor për nga rëndësia e zhvillimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Statusi i plotë:

Me kënaqësi mirëprita sot në takimin ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliun me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti.

Bashkëbiseduam mbi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit dhe ndërveprimit institucional në sfidat e përbashkëta të zhvillimit progresiv dhe hapërimit europian të vendeve tona, mbi fazat e realizimit të projektit të rrugës Tetovë – Prizren dhe qasjen serioze të ekipeve tona ndërqeveritare për jetësimin e këtij projekti jetik që do të lehtësojë qarkullimin mes nesh, do të lidhë parqet tona nacionale dhe kështu do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendeve tona.

Vazhdojmë bashkë të projektojmë ardhmërinë e përbashkët përparimtare!

Leave a Reply

Your email address will not be published.