VIDEO / Olmo realizon 3 herë, Lajpcigu për herë për parë fiton Superkupën

Lajpcigu fiton për herë të parë në histori Superkupën e Gjermanisë, ndërsa triumfoi në “Allianz Arena” ndaj Bajern Munihut, duke i dhënë fund fitoreve prej tre viteve radhazi të këtij trofeu nga bavarezët. Lajpcigu mori avantazhin në që minutën e tretë me Dani Olmo-n, me spanjollin që zhvilloi një super takim. Në minutën e 44’ i asistuar nga Verner, Olmo dyfishoi avantazhin e ekipit dhe e mbylli pjesën e parë me rezultatin 0-2.

Afrimi më i ri i Bajern Munihut, Hari Kejn debutoi, duke e nisur sfidën në minutën e 63’, por pa mundur të ndryshonte rezultatin. Ndërsa në minutën e 68’, pas penalltisë së fituar nga prekja e topit me dorë nga Mazraoui, Olmo realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë dhe vulosi këtë takim.