Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Shkup në një deklaratë me shkrim për portalin Indeks.mk thotë se nuk e sheh të arsyeshme të komentojë vizitën e para disa ditëve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë, pasi që siç thonë: “ngjarjet i kemi parë të padobishme”.
“Ngjarjet i kemi parë të padobishme dhe ju referojmë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për koment”, thonë nga ambasada për Indeks.mk
Vizita e Kryeministrit Kurti ngjalli shumë reagime në opinionin vendas dhe në rajon, ndërsa vlerësohet që agjenda të huaja e shfrytëzojnë këtë moment për të acarruar dhe dëmtuar procesin e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë.
Ndryshe, vizita e fundit e kryeministrit të Kosovës – Albin Kurti në Shkup dhe Tetovë është cilësuar si lokale me ftesë të komunave. Zyra e kryeministrit – Dimitar Kovaçevski, po ashtu e ka konsideruar si një vizitë “private”.