Besa e Bashkimi shënojnë fitore, Arsimi pëson nga Novaci

Besa e Dobërdollit dhe Bashkimi e kanë nisur me fitore sezonin e ri garues në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.

Besa mundi Osogovën në Koçani me rezultat 4:0, ku golat u realizuan nga Memtriza Hamza që shënoi dy herë dhe nga njëherë realizuan Fiton Ademi dhr Zani Nazifi.

Ndërkohë, Bashkimi në ndeshjen e xhiros së parë kundër Ohrid Lihnidos shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Elmedin Qaili në minutën e 87-të. Ku gol solli shumë gëzim në mesin e tifozërisë kumanovare, që realisht meriton më shumë.

Arsimi i Çegranit e nisi me humbje, pasi u mund nga Novaci me shifra 2:0.