Pavarësisht “yjeve” që ka në ekip, londinezët e Totenhamit, nuk arritën më shumë se vendi i 7-të në kampionat sezonin e shkuar, duke mos arritur kështu kualifikimin në fazën e grupeve të Ligws sw Kampionwve, por vetëm në Ligwn e Konferencws.
Kjo “aventurë” në Evropë, duket se nuk pëlqehet shumë nga nga kapiteni, Hugo Lloris, me “gardianin” francez që sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë në elitën e futbollit evropian dhe mesa duket diçka të tillë është e gatshmë t’ja ofrojë skuadra e Lazio.
“Shqiponjat” e kryeqytetit italian, të drejtuara nga tekniku Maurizio Sarri do të luajnë në Ligwn e Kampionwve sezonin e ardhshëm dhe pavarësisht se kanë plot 4 portierw1 në ekipin e tyre të parë janë duke menduar transferimin e “veteranit” francez.
Në krahun tjetër, Lloris ka dhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Totenhamin, por duket se “gardiani” është i vendosur të largohet nga Londra, teksa raportohet se është i gatshëm të arrijë dakordësinë me klubin, për ndërprerjen e kontratës.