Refuzon Liverpullin, se i ka dhënë fjalën vetëm Çellsit

Liverpulli u raportua se ka arritur marrëveshje me Brajtonin për transferimin e Moises Kaisedo-s.

Megjithatë, “The Reds” tani kanë probleme me arritjen e kushteve personale me futbollistin. Sipas Fabrizio Romanos, Moises Kaisedo e ka informuar Liverpullin se ai e dëshiron vetëm transferimin te Çellsi.

Kaisedo ka vendosur ta mbajë fjalën dhe ta pranojë vetëm Çellsin, ekip me të cilin ishte rënë dakord për kushtet personale që nga fundi i majit. Skuadra londineze pritet që të dërgojë një ofertë të re për të arritur marrëveshje me Brajtonin.