

Të paktën 18 persona në mesin e të cilëve edhe fëmijë kanë vdekur dhe rreth 17 të tjerë janë lënduar në Pakistan, pasi autobusi i tyre u përplas me një kamion dhe mori flakë. Autobusi ishte duke i bartur rreth 40 udhëtarë nga qyteti jugor Karaçi drejt kryeqytetit, Islamabad. Druhet se numri i viktimave do të rritet për shkak të gjendjes së rëndë të të lënduarve. Aksidentet fatale rrugore janë të zakonshme në Pakistan, ku rregullat e trafikut respektohet rrallëherë dhe rrugët në shumë zona rurale janë në gjendje të keqe. Më shumë se 40 persona humbën jetën në janar, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një përroskë dhe u kaplua nga flaka në provincën jugore të Pakistanit, Balochistan. /alsat.mk