“Luanët” e Stambollit sigurojnë talentin brazilian nga Shakhtar Donjetck

Pas përfundimit të kontratës së tij me “gjigandët” ukrainas të Shakhtar Donjetsk, anësori 23-vjeçar i krahut të djathtë të sulmit, braziliani Tete ka nënshkruar kontratën me klubin e tij më të ri që do të jenë “luanët” e Gallatasarait.

Për kartonin e brazilianit Tete, kampionët turq nuk paguajtën asnjë qindarkë, pasi e transferuan brazilianin, si një lojtar të lirë, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare, me opsion rinovimi për një tjetër vit. Përsa i përket pagës, anësori Brazilian do të paguhet 2.8 milionë euro, si dhe do të përfitojë një bonus nënshkrimi prej 3.1 milionë eurosh.

Ndërkaq, kujtojmë se te “luanët” e Stambollit, braziliani Tete do t’i bashkohet shumë lojtarëve me emër të transferuar po këtë verë, si Mauro Ikardi, Anxhelino e Vlfried Zaha.