Simone Inzagi kërkon sulmues, në merkato mbeten vetëm 2 alternativa

Skuadra e Interit është ende në kërkim të një sulmuesi. Edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport” bën një bilanc të situatës me sulmuesit në dispozicion të Simone Inzagit dhe se si pas largimit të Edin Xhekos, qendërsulmuesi klasik mungon ende.

Gjatë merkatos, Marota dhe Ausilio u përpoqën fillimisht me Romelu Lukakun, të anashkaluar dhe pranë transferimit te Juventusi, më pas me Xhianluka Skamaka, i cili kaloi tek Atalanta e Gasperinit. Për momentin, megjithatë, disa mundësi mund të mbeten në këmbë. E para ka të bëjë me Marko Arnautoviçin e Bolonjës, një ish-sulmues, edhe pse kalimtar, te zikaltrit, në kohën e Hoze Murinjos.

Oferta prej 8 milionë eurosh është nisur nga Interi, plus Sensin, që do të vishte fanellën “rossoblu”. Megjithatë, emilianët duan 12 milionë euro, plus bonuse për sulmuesin serbo-austriak. Alternativa e këtij të fundit mbetet Mehdi Taremi.