Kampioni i Kosovës, Ballkani vuajti në pjesën e parë, por bëri gjithçka mirë në të dytën dhe fitoi 2-0 kundër “Linkoln Red Imps” nga Gjibraltari, falë dy golave spektakolar. Skuadra e Ilir Dajës siguroi rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të tretë në Ligën e Konferencës, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në “play-off”.
Albin Berisha gjeti golin në 45 minutat e para, por u anulua për pozicion të parregullt, por sfida u zhbllokua pas një ore lojë. Asistin e bukur nga Nazmi Gripshit, e finalizoi saktë Meriton Korenicës për të ndezur atmosferën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Vetëm 3 minuta më vonë, Lorenc Trashin realizoi një kryevepër, duke i dërguar të gjithë në delir dhe për të vendosur shifrat përfundimtare 2-0. Fitore e pastër për Ballkanin, që vijon të marshojë drejt grupeve të Ligës së Konferencës.