Shkup, 21 gusht/ indeks.mk – Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski ka paralajmëruar dhëninen e dorëheqjes në rast të votimit të ndryshimeve kushtetuese. Këtë akt e kanë paralajmëruar edhe partitë e tjera, si Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për shqiptarët. Analistët politikt në lidhje me dorëheqjen e Kovaçevskit u shprehën se ky paralajmërim ka ardhur si pasojë e rrethanave politike që po zhvillohen në vend për momentin, dhe si pasojë e nxitjes së VMRO DPMNE-së për votimin e ndryshimeve kushtetuese, për integimin e vendit në Bashkimin Europian.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel, u shpreh se ditën kur do të votojnë amendamentet kushtetuese do të jap dorëheqje dhe do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme. Kryeministri ka mbajtur po të njëjtin qëndrim që kishte thënë më herët në një konferencë për media.
“Asnjë njeri nuk ka lindur për të qenë kryeministër. Është nder dhe përgjegjësi e madhe të zbatohet vizioni i qytetarëve për të jetuar më mirë dhe për të qenë i sinqertë me ta. Dhe nëse shikoni ekspozenë time, për nevojën e miratimit të amendamenteve kushtetuese, kam qenë absolutisht i sinqertë për atë që po marrim me BE-në. E kam thënë publikisht që ditën që do të votojmë ndryshimet kushtetuese do të jap dorëheqjen dhe do të shkojmë në zgjedhje”.
tha Kovaçevski.
Analisti politik Rizvan Sulejmani u shpreh se kryeminstri Kovaçevski dje doli me një qëndrim shumë të guximshëm, ku ofroi dy opsione të mundëshme pët të dalë nga situata njëra ishte që ai të japë dorëheqje menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, me të cilën sipas Sulejmanit bën pretendime që ta demaskojë të gjithë krupsullin e VMRO-DPMNE-së.
“Ndryshimet kushtetuese janë për qëllime të mbetjes në pushtetit apo nën diktatin apo presionin ndaj partive politike të kësaj qeverie. Faktin që partitë politike shqiptare,pra, BDI paralajmëruan dorëheqjen, i lanë hapsirë të mjaftueshme dhe komoditet VMRO-së që të marrë vendimin pro ose kundër ndryshimeve kushtetuese.
Me paralajmërimin për dorëheqje, Kovaçevski plotësoi edhe një kusht shumë me rëndësi të VMRO-së e cila kërkon zgjedhje të parakohshme. Në këtë mënyrë të gjitha adutet e VMRO-DPMNE-së apo të gjitha parakushtet dhe kërkesat e VMRO-së plotësohen, edhe tërheqja e BDI-së nga pushteti, edhe zgjedhjet e parakohshme, përveç detyrimit që ajo t’i pranojë ndryshimet kushtetuese.
Me këtë fakt mendoj se dhe faktori ndërkombëtar do të demaskojë, pra të tregojë se Mickovski nuk është shumë i sinqertë kur premton për ndryshimet kushtetuese me preteksin se pengesë mundet të jetë ndonjë subjekt politik”, tha Sulejmani.
Analisti politik Sefer Tahiri u shpreh se dorëheqja e Kovaçevskit nuk është një dorëheqje e cila mund të cilësohet si fakt i kryeer, por një dorëheqje e imponuar nga rrethanat politike të vendit për momentit.
“Mendimi im në lidhje me paralajmërimin për dorëheqje të kryeministrit, është se bëhet fjalë për një dorheqje të kushtëzuar. Është në frymën e taktikave që dëshiron të përdorë qeveria dhe me këtë rast kryeministri për të bindur VMRO-DPMNE-në, përkatësisht deputetët e saj, që të votojnë ndryshimet kushtetuese, pra bëhet fjalë për një dorëheqje e cila është blof plotik. Nuk është një dorëheqje për të cilën mund të themi se është fakt i kryer pavarësisht rrethanave politike.
Mendoj se do të ngelet një dorëheqje e bërë publike por që nuk do të realizohet për shkak të faktit pra që VMRO-DPMNE-ja nuk do të mbështeste ndryshimet kushtetuese, por kjo nuk do të thotë që kryeministri Dimitar Kovaçevski në një moment të caktuar politik nuk ofron dorëheqjen e tij. Kjo për shkak të rrethanave politike të cilat janë auktuale dhe të cilat janë krijuar për shkak të faktit se shumica parlamentare nuk mund të sigurojë 80 deputetë, por kjo nuk do të bëhet për shkak të imponimit nga VMRO-ja por mund të jetë rezultat i debateve të brendëshme në Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut”, tha Tahiri.