Ilir Daja: Me rezultat 2-0 kemi bërë gjysmë hap para

Skuadra e Ballkani ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në garat evropiane. Kampioni i Kosovës triumfoi 2:0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga Gjibraltari, Linkoln Red Imps në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

“Morëm atë që deshëm. Kemi ndryshime në lojë dhe në ekip, duke zëvendësuar Rrahmanin dhe Emërllahun që s’mund t’i zëvendësojmë për një jave. Disa lojtarë janë me viruse dhe gjendja fizike nuk ishte e duhura. Me rezultat 2-0 kemi bërë gjysmë hap para, e rëndësishme është ta mbyllim me kualifikim pavarësisht ndeshjes së sotme”, tha pas ndeshjes trajneri Ilir Daja.

Kjo fitore i jep përparësi të madhe Ballkanit në sfidën e kthimit që zhvillohet më 17 gusht në Gjibraltar.