“Topçinjtë” kërkojnë brazilianin e Aston Villa-s

Transferimi i talentit anglez të mesfushës, Deklan Rajs duket se nuk ka mjaftuar për “topçinjtë” e Arsenalit, të cilët tashmë duket se janë vënë pas një tjetër “ylli” të mesfushës së Premier Ligë.

Bëhet fjalë për “shkatërruesin” brazilian të Aston Villa, Daglas Luiz, i cili pëlqehet jo pak nga tekniku i “topçinjve”, Mikel Arteta, mirëpo problem pritet të jetë vlera e kartonit, i cili kushton plot 35 milionë paund.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar 25-vjeçari brazilian ishte një ndër protagonistët absolut të mesfushës së Aston Villa, pasi që  arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të dhurojë 6 asiste në paraqitjet në fushën e blertë.